Transformatori i ri në n/stacionin e Karbit, kufizim energjie në disa zona

Operator i Shpërndarjes së Energjisë do të stakojë energjinë në n/stacionin e Karbit nga ora 17.00-18.00 për shkak të punimeve që do të kryhen për zëvendësimin e transformatorit të djegur.

Për këtë aryse, gjatë këtij intervali kohor nuk do të marrin energji elektrike abonentët që banojnë në rrugën “Siri Kodra”, pjesërisht, rruga e Dibrës, rruga “5 Maji”, zona e Babrrusë, rruga “Agllai Taka, rruga “4 Dëshmorët”, rruga “Thanas Ziko” dhe rruga “Bardhyl”, pjesërisht.