Avari në n/stacionin e Kasharit, pa energji disa zona në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të një defekti në n.stacionin e Kasharit kanë mbetur pa energji disa zona në Tiranë.

Aktualisht mungon energjia në subjektin e biznesit “Stela”, “Diekat”, Autostrada Tiranë-Vorë, Vorë-Fushë Krujë, Bashkia Vorë, Kashar, privat RINASI, ANTA,

Pompat e Ujësjellësit Laknas, Depo Farmaceutike, Ujësjellësi Bërxullë, Universiteti “Epoka”, kolegji “Turgut Ozal”, Pallatet në Fushën “Misto Mame”, Yzberisht, Top Channel, Pallatet Giron, Lin Konstration, Unaza e Re, zona pranë Yzberishtit, Bashkia Kamëz, Privat/ Derbi, Agro Plast.

Brigada e avarisë po punon për eleminimin e shpejtë të kësaj avarie.