Tenderi për fuqizimin e N/stacionit Selitë, tërësisht transparente, En.Bi.Power, aktive në treg prej vitit 2003

foto tematike 2v1

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sqaron se procedura e ndjekur për prokurimin e projektit për “Fuqizimin e N/stacionit elektrik 110/35/20 kV të Selitës”, është realizuar plotësisht në mënyrë transparente, online dhe e mbikëqyrur nga APP.

Sqarojmë se, për këtë procedurë nuk ka patur asnjë ankesë.

Gara për realizimin e këtij projekti ka qenë e hapur, e publikuar në regjistrin e APP për 23 ditë, si në çdo procedurë të ndjekur nga OSHEE, duke i dhënë mundësi çdokujt të ofertojë, sipas kritereve ligjore.

Pa dashur të mbrojmë askënd, OSHEE lidh kontratë dhe bashkëpunon me cilindo operator privat që plotëson kriteret ligjore, dhe faktet e deritanishme tregojnë se pjesa dërrmuese e subjekteve private, të cilat janë angazhuar në projektet e OSHEE, janë aktive në treg prej më shumë se 15 vitesh (përfshi edhe En.Bi.Power, subjekti i përmendur në media ditët e fundit, i cili është aktiv prej vitit 2003).