Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton për një avari në n/stacionin Krujë dhe Fushë-Krujë, në orën 11.35.
Për pasojë do të ndërpritet furnizimi i energjisë elektrike, në këto zona: Bashkia Krujë, Malësia Krujë , Bashkia Fushë- Krujë, Burgu Fushë-Krujë, Pompat e Ujësjellësit të Durrësit,
Ish- Komunat: Thuman, Nikel, Borizane, Halil, Luz, Budell, Ura e Gjollës dhe subjektet private : “Ital Kol”, Fabrika e Çimentos.