Avari në n/stacionin e Lanabregasit, pa energji komuna Dajt

Në orët e para të mëngjesit, në n.stacionin e Lanabregasit është dëmtuar transformatori i tensionit 6 kV.

Për pasojë kanë mbetur pa energji elektrike komuna Dajt (pjesërisht) në zonat: fshatrat Lanabregas, Bregas, Linzë, Linzë Deli, Surrel, Priskë, Fushë-Farkë, Antenat e televizioneve në Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt.

Në orën 11.55 avaria në n/stacionin Lanabregas u eleminua.

Skema u kthye në gjendje normale dhe zonat në komunën e Dajtit u furnizuan me energji.