Remontet e OST në n/stacionin e Belshit, pa energji disa zona

Me kërkesë të OST, e cila do të kryejë remont në datën 30 korrik në linjën Cërrik-Belsh, OSHEE do të stakojë energjinë elektrike në n.stacionin e Belshit.

Stakimi do të kryhet gjatë orarit 09.00-11.00.

Zonat pa energji në qarkun e Elbasanit do të jenë: Cërrik, Peqin, komunat Gjergjan, Shalës, Paper, Përparim, Pajojë, Gjocaj, Shezë, Karinë, burgu Peqin, Ujësjellësi Lumi.