Remontet e OST në n/stacionin Lanabregas, pa energji disa zona

Me kërkesë të OST, e cila do të kryejë punime në n.stacionin e Lanabregasit, OSHEE ka stakuar energjinë në n/stacionin e Qafë Mollës nga ora 06.00-07.00 e mëngjesit.
Aprovimi është marrë dhe nga drejtori i Ujësjellësit të Tiranës për ndërprerjen e energjisë në pompat e ujësjellësit.
Gjatë këtij intervali kohor, pa energji kanë mbetur disa fshatra në Tiranë: Qafë Mollë, Shëngjergj, Zallbastar, Shkallë, Shupal, ShënMeri, si edhe Pompat e e Ujësjellësit të Tiranës.
Gjithashtu dhe subjektet private në linjen 35 kV L30-15: “Kabina Gurore dhe Kabina 35 kV Surrel”.