Avari në n/stacionin e Lezhës, kufizim energjie në disa zona
Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE, njofton se si pasojë e dëmtimit të kabllit në n/stacionin e Lezhës gjatë punimeve të ekskavatorit të bashkisë Lezhë, është ndërprerë energjia në disa lagje të qytetit.
Grupet e punës së OSHEE, janë në terren dhe po organizojnë punën për riparimin e defektit.