Avari në n/stacionin e Smokthinës, pa energji disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se si pasojë e avarisë së ndodhur në n/stacionin e Smokthinës kanë mbetur pa energji n/Stacionet Smokthine, Kuç , Himarë.

Gjithashtu mungesë të energjisë ka dhe në disa komuna e bashki të rrethit Vlorë, Bashkia Himarë ; Komuna’’Brataj’’; Komuna ‘’Vranisht’’; si dhe fshatrat : Dhërmi, Livadhe, Jalë, Palas.

Si dhe në subjektet private: ‘’INERTE’’; ‘’ Heci Smokthinë’’; ‘’Heci Ftere’’.