Remontet e OSHEE në Durrës, më 20 maj kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të kryejë remonte në datën 20 maj, në n/stacionin e Durrësit, Porto Romanos dhe në linjën Shkozet-Durrës-Porto Romano.

Për pasojë, gjatë intervalit kohor 09.30-12.00 nuk do të marrin energji këto zona:

zona e Kënetës, Burgu Durrës, Spitallë-Këneta, Ish-Kimikja, Fshati Rinia, Bisht-Palla, Anta-pastrimi detar, Fabrika-Kartonit dhe subjektet private: “Plastika”, “Pulari Duka”, “Karburant-Kastrati”, “Karburant-Elda”, Impjant “Gazi”.