Avari në n/stacionin Smokthinë, pa energji disa zona bregdetare në jug

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të një avarie si pasojë e shkarkimeve atmosferike, në n/stacionin Smokthinë-Amonicë, nga ora 12:00-15:00, është stakuar energjia në n/stacionet Smokthinë, Kuç, Himarë, Amonicë, Kocul dhe Gorisht.

Deri në riparimin e defektit do të ketë mungesë energjie në disa zona në Vlorë: bashkia Himarë, Dhërmi, Livadhe,Jalë, Palas, Brataj, Vranisht,   Vain, Sevaster.

Hec-i “Smokthinë”, Hec-i “Ftere”, subjekti privat 35/0.4 kV ”Inerte”.