Remontet e OSHEE në veri në datat26-27 gusht, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të kryejë punime për mirëmbajtjen e rrjetit në n/stacionin Kombinati- Vuk Palaj në datat 26-27 gusht, ora 09:00 -12:00.

Në datën 26 gusht, nga ora 09:00-12:00 nuk do të marrin energji disa zona në Malësinë e Madhe: Kelmend, Gruemirë (pjesërisht), Kastrat (pjesërisht).

Në datën 27 gusht, ora 09:00-12:00 do të mbetet pa energji komuna Dajç në Shkodër.