Remontet e OSHEE në Tiranë, pa energji disa zona në periferi

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të kryejë punime për mirëmbajtjen e rrjetit në n/stacionin Traktora, nga ora ora 09:00 deri në orën 13:00.
Gjatë këtij intervali kohe do të ketë mungesë energjie në disa zona periferike të Tiranës: Kodra e Kokonozëve, ish Parku Komunal, Pallatet pranë Oxhakut te shkolla e Bashkuar, zona pranë Poligrafikut, Shkozë, zona pranë Uzinës Traktori.