Avaria në n/stacionin e Kombinatit, rikthehet energjia në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se sot rreth orës 8.45 të mëngjesit është stakuar energjia në n/stacionin e Kombinatit, për shkak të avarisë në celësin kryesor.

Stakimi i energjisë ka vijuar deri në orën 10.41 minuta.

Për pasojë ka pasur mungesë të energjisë në disa zona në Tiranë si rruga “Llambi Bonata”, rruga “Petraq Leka”, rruga “Hamdi Cenoimeri”, rruga “Llazi Miho”, rruga “Shaban Bardhoci”, rruga “Tanush Frashëri”, rruga “Bedri Cuhaj”, rruga “Haki Stërmilli”, si dhe bizneset në rrugën nacionale Teci Kombinat-Prrush, subjektet private “Avolxhimi” dhe reparti “Fonderi-puseta”, fshatrat Prrush, Lajm, Damjan, Vaqarr.

Sipas të dhënave në terren njoftohet se avria është riparuar e për pasojë në orën 10.41 kanë marrë energji të gjitha zonat që furnizohen nga n/stacioni i Kombinatit.