OSHEE, defekte në disa n/stacione, ja situata energjetike në vend

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se moti i keq i ditëve të fundit, ka shkaktuar avari në disa linja dhe n/stacione.

Grupet e punës së OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve por ende në disa komuna ka probleme me furnizimin me energji.

Sipas të dhënave që vijnë nga drejtoria e njësisë së OSHEE në Kukës, si pasojë e defektit në disa fidra, kanë mbetur pa energji fshatrat Bicaj, Kolosjan, Cajë, Bushtricë, Kalisë, Matragjin, Palushë si dhe fshatrat Kalimash, Shënmëri, Kolsh, Përroji Andreas.

Edhe agjencia e OSHEE në Has raporton për defekte në disa kabina, e për pasojë kanë mbetur pa energji fshatrat, Miq-Has, Tregtan, Letaj, Perraj, Gjecë, Pogaj, fshatrat Kam, Lenicë, Mjekër, Bardh, Hagjibeg dhe Mahalla e Re.

Gjithashtu raportohet për mungesë të energjisë në fshatin Bytyc dhe Zogaj.

Agjencia e OSHEE në qytetin e Bajram Currit raporton për defekt në fidrin Lekbibaj i cili furnizon me energji disa fshatra në Tropojë: Lekbibaj, Tetaj, Peraj, Brinjë, Kapicë, Shalë.

Pa energji janë dhe fshatrat Shëngjergj e Ruste, Hajdaraj, Vokaj, Prroji Lugët.

Si pasojë e motit të keq, janë dëmtuar disa kabina në Pukë duke lënë pa energji zonat që mbulojnë me furnizim.

Drejtoria rajonale e OSHEE në Shkodër informon se kjo situatë ka shkaktuar problem me furnizimin me energji të disa fshatrave në Pukë si: Miliska, Mezi, Dardhë, Mërtur, Lajthizë, Qafë-Mali, Qelëz, Kabashë.

Në qarkun e Korçës, sipas të dhënave të drejtorisë rajonale të OSHEE, ka probleme me furnizimin me energji në zonën e Maliqit.

Në qarkun e Elbasanit, si pasojë e dëmtimeve të disa kabinave, nuk ka energji në zonën e Polisit, Hotolishtit.

Ndërsa në qarkun e Beratit vazhdon të jetë jashtë pune transformatori në n.stacionin e Kombinatit e për pasojë nuk marrin energji bizneset private në lagjen Kombinat, komunat Otllak dhe Lumas.

Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin në normalitet të situatës së furnizimit me energji të këtyre zonave.