Bilanci financiar i OSHEE, Çela: Reformat në energjitikë po përkthehen me investime për një shërbim më cilësor
Administratori i i OSHEE, z.Adrian Cela prezantoi sot para medias treguesit e performancës për vitin 2015, si dhe 3-mujorin e parë 2016.
Më poshtë fjala e plotë e Administratorit
Të nderuar përfaqësues të medias,
Së pari, ju falënderoj për pjesëmarrjen në këtë bashkëbisedim. Është në fakt një tregues tjetër i gatishmërisë së Operatorit të Shpërndarjes për të qenë sa më bashkëpunues dhe i hapur ndaj medias e publikut.
Raporti i Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2015 ka nxjerrë në pah edhe një here ecurinë mjaft positive të sektorit elektroenergjitik në tërësi dhe nëveçanti Operatorit të Shpërndarjes.
Vendosmëria jonë për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike është përkthyer tashmë në një situate shumë më të stabilizuar financiare, jo vetëm për kompaninë por edhe për Buxhetin e Shtetit në tërësi.
Sipas të dhënave, rezulton se përherë të pare që nga viti 2007 ka një tendencë rënëse të konsumit të energjisë elektrike ndërsa ai përvitin 2015 është më i ulëti në 5 vitet e fundit.
Kjo dëshmon për efektin pozitiv që ka patur operacioni i ligjshmërisë duke I vënë fre abuzimit me energjinë dhe shpërdorimit të saj.
Gjithashtu, konsumatorëtprivatëzënë 37,8 % tëfaturimit total duke shfaqur kështu një rritje me 6.8 % krahasuar me 2014.
Konsumi familjar është reduktuar me 8,4 %.
Ky reduktim ka të bëjë pikërisht me ata konsumatorë biznesi që deri dje deklaroheshin fiktivisht si konsumatorë familjarë.
Sot, konstatoj me kënaqësi se ajo mbështetje massive që qytetarët i dhanë rikthimit të normalitetit në energjitikë po përkthehet me investime për një shërbim më cilësor dhe të garantuar.
Sot, kompania e katej kaluar fazën e rrezikshme të krizës financiare dhe po përqëndrohet tek mirëmenaxhimi dhe transformimi I shërbimit ndaj konsumatorit.
Në një kohë kur OSHEE po angazhohet në kryerjen e programit më të madh të investimit në sektorin e shpërndarjes, fatkeqësisht po ndeshet gjithnjë e më shumë me baltën që hedh opozita.
Politika e baltosjes nga ata që e zhytën kompaninë e shpërndarjes në krizë tanimë është e njohur për gjithë shqiptarët.
Për hir të transparences ndaj publikut, dua të ndaj me ju disa prej rezultateve të shënuara nga Operatori i Shpërndarjes gjatë vitit 2015 por edhe 3-Mujorit të pare të vitit 2016.