Dalin jashtë pune disa hidrovore, OSHEE në terren për eliminimin e avarisë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se moti i keq ka shkaktuar avari në disa hidrovore.
Kështu, ka dalë jashtë pune hidrovori ‘’Akern ‘’ që del nga Fidri Nr.9 ,N/Stacioni Mifol.
Brigadat e avarisë së drejtorisë rajonale Fier po punojnë për eliminimin e defektit.
Hidrovori ‘’Gocaj ‘’ del nga Fidri ‘Gjadër’ ,N/Stacioni Lezhë.
Brigadat e avarisë së drejtorisë rajonale Shkodër po punojnë për eliminimin e defektit.
Hidrovori ‘’Ballaj ‘’ del nga Fidri Nr.1 ,N/Stacioni Ballaj.
Brigadat e avarisë së drejtorisë rajonale Durrës po punojnë për eliminimin e defektit.
