Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike njofton për një avari në fidrin 330 dhe fidrin 326 në nënstacionin e Selitës.
Në n/stacionin Selitë, Fidri 326 20 KV, ka shfaqur defekt në ora 14.00 si pasojë e shpërthimit të një kabine.
Për pasojë ka mbetur pa energji një pjesë e zonës së Komunës së Parisit pjesërisht, (rruga “Osman Myderizi”, rruga “Grigor Heba”, rruga “Gjin Kuqali”), zona pranë gjimnazit “Petro Ninit”, rruga “M. Tutulani”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Perlat Rexhepi”, rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Pallatet pranë Liceut Artistik.
Në n/stacionin Selitë, ka pësuar avari fidri 330 20 kv për shkak të dëmtimit të një kablli të tensionit të mesëm.
Për pasojë kanë mbetur pa energji di sa zona në Komunën e Parisit: Rruga “Robert Zhvarc”, rruga “Abedin Nepravishta”, rruga “Prokop Mima”, rruga ” Marko Bocari”, rruga “Mehdi Frashëri”, rruga e Kosovareve, rruga “Muharem Butka”.
Grupet e punës së OSHEE po punojnë në terren për riparimin e defektit.