Moti i keq në Juglindje, probleme me shtyllat dhe linjat
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike njofton se si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën e Juglindjes, janë këputur përcjellësa dhe janë rrëzuar shtylla të disa linjave të cilat kanë shkaktuar dhe problem me furnizimin me energji elektrike.
Menjëherë në terren kanë mbërritur grupet e punës të ngritura pranë drejtorive rajonale të OSHEE për riparimin e defekteve dhe përballimin e situatës së krijuar.
Për shkak të një defekti si pasojë e motit të keq me borë dhe erë të fortë, në n/stacionin e Bilishtit, është stakuar fideri F-6 që furnizon zonën e Liqenasit.
Po punohet për riparimin e shtyllës së dëmtuar.
Fideri i Cërvenakës në n/stacionin Guri i Kuq është stakuar për shkak të një defekti.
Po punohet për riparimin e tij.
Fidri Vithkuq /stacionit Rehovë, është stakuar pasi ka këputje të përcjellësave dhe rënie të shtyllave.
Fidri 17 që furnizon zonën e Voskopojës ka të demtuar përcjellësa dhe po punohet për riparimin e defektit.
Në zonën e Gjirokastrës janë pa energji elektrike fshatrat Krinë, Tranushishtë, Saraqishtë, për shkak të defekteve në linjat e tensionit të ulët.
I gjithë personeli teknik në Drejtorinë Rajonale Gjirokastër është në gadishmëri, por është vështirësuar shumë riparimi i defekteve pasi kanë filluar reshje të dendura të borës.
Në qytetin e Sarandës është stakuar fidri 10kV e për pasojë kanë mbetur pa energji 130 abonentë në zonat periferi të Sarandës .
Megjithë vështirësitë e krijuara nga moti i keq po punohet nga grupet e punës së OSHEE për riparimin sa më shpejt të defekteve.
