Defekt në nstacionin Kashar, normalizohet situata, rikthehet energjia në zonat e prekura nga avaria
Për shkak të defektit në fiderin 20kV, të N/St Kashar, mëngjesin e sotëm, disa zona pranë autostradës Tiranë-Vorë dhe Yzberisht, mbetën pa energji elektrike.
Menjëherë grupet e avarisë së OSHEE lokalizuan defektin dhe brenda harkut kohor prej 60 minutash është normalizuar situata, me rikthimin e energjisë në 95% të zonave të prekura.
Pavarësisht defektit kompleks, brigadat e Tensionit të Lartë mundësuan furnizimin me energji përmes linjave alternative nga N/St Selitë.
Aktualisht vijon puna për rikthimin e energjisë në zona të caktuara pranë Unazës dhe Yzberishtit
