Dëmtohet transformatori, pa energji zona e Pashalimanit
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton për një avari që ka ndodhur sot në datën 17 gusht në orën 10:53 në n/stacionin e Orikumit.
Si pasojë e dëmtimit të transformatorit ka mbetur pa energji baza ushtarake e Pashalimanit.
Grupi i punës për eliminimin e difekteve po punon intensivisht për kthimin e situatës në normalitet.
