Remontet e OSHEE në Juglindje, 17-21 gusht kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të kryejë punime për mirëmbajtjen e rrjetit në datat 17-21 gusht në n.stacionin e Prrenjasit dhe Librazhdit.

Në datën 17 gusht nga ora 09:00-13:00 do të kryhen punime në n.stacionin Prrenjas e për pasojë do të ketë mungesë të energjisë elektrike në Doganën e Qafë Thanës.

Në datën 18 gusht do të kryhen punime në linjën Prrenjas-Librazhd, kryesisht në n/stacionin Prrenjas nga ora 09:00-14:00.

Nuk ka zona me mungesë të energjisë.

Në datën 19 gusht do të kryhen punime në n/stacionin Prrenjas-Guri i Kuq në n/stacionin Prrenjas nga ora 09:00-14:00.

Nuk ka zona pa energji në rrethin e Librazhdit.

Në datën 17 gusht do të kryhen punime nga OSHEE në n/stacionin e Maliqit, nga ora 09:00-14:00.

Pa energji do të mbeten Podgorie dhe Pojan në Korçë.

Në datën 18 gusht do të kryhen punime në n/stacionin e Maliqit, nga ora 09:00-14:00, e për pasojë do të mbeten pa energji Liboniku dhe Lozhani në qarkun e Korçës.

Në datën 19 gusht, nga ora 09:00-14:00, pa energji do të mbeten Liboniku, Podgorie, Pirgu dhe Lozhani, si dhe fabrika e Niseshtesë, fabrika e Alkoolit dhe e Tullave.

Në datën 21 gusht, do të kryhen remonte në n/stacionin Maliq nga ora 09:00 – 14:00 e për pasojë do të mbeten pa energji Liboniku, Podgorie, Pirgu dhe Lozhani, si dhe fabrika e Niseshtesë, fabrika e Alkoolit dhe e Tullave si dhe HEC-et: Strelca, Shalës dhe Verba.