Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, Petraq Lika: Masat e OSHEE, 56% më pak kufizime se 2014-a!

Petraqi Inxhinier

 

Investimet e kryera, remontet, menaxhimi efikas i stafit dhe organizimi i 1800 punonjësve të vendosur në gatishmëri në pikat kritike, etj, kanë bërë të mundur ofrimin e një shërbimi më cilësor të furnizimit me energji elektrike gjatë festave të fundvitit dhe ditëve të para 2016-s.

Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, në OSHEE, ing.Petraq Lika, shpjegoi sot para gazetarëve masat e marra nga kompania, teknike dhe organizative, për të minimizuar defektet dhe kohën e riparimit.

Në raport me një vit më parë, treguesit dëshmojnë për punën e mirë menaxhuese të grupeve të OSHEE, të cilët vijojnë ende të ndodhen në terren.

  • Konkretisht, ngarkesat maximale të fidrat të mbingarkuar për Drejtorinë Rajonale Tiranë më 31 Dhjetor 2014-2015, si rrezultat i mirëmenaxhmit të regjimit të punës të ngarkesave dhe i investimeve të bëra nga OSHEE, ishin 112% në 2014 dhe 88% në 2015.
  • Stakimet u menaxhuan për një kohë jo më shumë se 25 minuta mesatarisht duke eleminuar kështu edhe veprimet joselektive për provokimin e defekteve dhe avarive në Sistemin e Shpërndarjes, kur në 2014 ishte mbi 55 minuta.
  • Në lidhje me numrin e ndërprerjeve në të gjithë vendin, në datat 30 dhe 31 dhjetor 2015 u regjistruan 227 raste, kurse në vitin 2014, për të njëjtën periudhë, 556 raste ndërprerjesh, pra mbi 56% më pak kufizime.

Rezultatet e mësipërme erdhën konkretisht nga masat e marra si më poshtë:

  • Pas ndjekjes së regjimit të ngarkesave mbi bazë grupesh për cdo DTL dhe Rajon të mbështetura me logjistikën përkatëse nëpër TR e fuqisë të N/Stacioneve, u bë transferim ngarkesash nga një TR fuqie në një TR tjetrin, nga njëri Fider TM në fiderin TM tjetër dhe nga Kabina elektrike në kabine elektrike tjetër, duke bërë kështu një konfigurim të ri të regjimit të punës në mënyrë optimale të SSH të OSHEE e për rrjedhojë duke bërë te mundur uljen e ngarkesave edhe të risqeve që shkaktojnë ato në këtë SSH
  • Në këtë kuadër theksojmë se një impakt të madh në furnizimin me energji dhe me cilësi të konsumatorëve në Rajonin e Tiranës pati fuqizimi i N/Stacionit 110/20kV Qender, me një transformator 50/80MVA për të cilen u krye një investim në shumën prej 202 milion lekë me fonde të OSHEE.
  • Kjo krijoj hapësira për të bërë një rishpërndarje të ngarkesave nga N/Stacionet Selitë dhe Traktora , ngarkesa këto që kanë sjellë më parë stakime të fidrave në të njëjta situata festive për mbingarkesa të transformatorëve të fuqisë dhe të vetë fidrit, duke lehtësuar TR e fuqisë së këtyre N/Stacioneve si dhe fidrat dalë( referoju grafikut te bashkalidhur )
  • Ndertimi 6 linjave kabllore 20kV që dalin nga N/Stacioni Qendër dhe shpërndarja e ngarkesave të fiderave të mbingarkuar në masën më pak se 90% duke i cilësuar ato mbi këtë nivel si fidera të mbingarkuar në ditët e festave .
  • Për këtë u kryen në kohë një investim prej 90 million lekesh nga ana e OSHEE
  • Investimet e shumta në rrjetin shpërndarës TM në masën 1.15 mld lekësh në të gjitha rajonet e Republikës dhe në ato të TM/TU në masën 2.4 mld lekesh krijuan premisa për të pasur një skemë furnizimi shumë elastike për garantimin e furnizmin me energji elektrike të abonentëve të OSHEE