
OSHEE Group, 52 mijë klientë zgjodhën t’i mernin shërbimet përmes sistemit online
Prej më shumë se një viti, OSHEE Group ofroi një strukturë inovative tek shërbimet online, ku përmes aplikacionit OSHEE mobile dhe faqes zyrtare në internet të kompanisë, abonentët mund të aplikojnë për kërkesë/ankesë, përditësim të të dhënave, vërtetim debie apo lidhje të re të energjisë.
Shërbimet online po përdoren çdo ditë e më shumë nga qytetarët dhe deri më sot janë mbi 52 mijë klientë përfitues, të cilët janë regjistruar në platformat tona të oshee.al dhe aplikacionin OsheeMobile.
Përmes aksesimit të shërbimit online nga telefoni dhe/ose kompjuteri, janë kryer afro 14 mijë pagesa energjie dhe 9 mijë kërkesa nga abonentët.
Shërbimet online ndihmojnë qytetarin të reduktojë kohën dhe të shmangë vizitat në sportelet e KNK-së duke menaxhuar shërbimet më lehtë, më shpejt dhe në kohë.
OSHEE group fton qytetarët të përfitojnë nga shërbimet online, si një zgjedhje smart drejt zgjidhjeve më eficiente për nevojat e klientëve.
Ata mund të vizitojnë faqen zyrtare në internet të kompanisë www.oshee.al ose të shkarkojnë aplikacionin OSHEE për të përdorur shërbimet online kudo ku ndodhen.



