Dritat në Ksamil, merr fund vuajtja 10-vjeçare e 200 familjeve
Pavarësisht premtimeve, prej me shumë se 10 vitesh banoret e lagjes “26 Marsi” në Ksamil vuanin nga niveli i ulet tensionit, sidomos në sezonin e fluksit të turistëve.
Familjet dhe biznesi i zonës nuk mund të përdornin pajisjet elektroshtepiake dhe ato të punës!
Drejtoria Rajonale Gjirokast, pasi kreu verifikimet në terren, ne prani te banorëve, u dakordësua me ta dhe mori angazhimin të zhvillonte rrjetin brenda tre ditëve!
Në kohë rekord u ndërtua një kabine e re, duke vendosur një tranfsormator me fuqi 250 kVA , fideri 10 kV i Ksamilit (Sarandë).
“Kjo nderhyrje solli rritje tëndjeshme të nivelit të tensionit dhe cilësinë e shërbimit për rreth 200 abonentet e kësaj zone”, deklaroi drejtori i rajonit Gjirokastër, Robert Lili.