Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për defekte që ka shkaktuar moti i keq në fundjavë në disa zona të qarkut të Elbasanit.
Si pasojë e rrëzimit të shtyllave dhe rrëshqitjes së tokës kanë mbetur pa energji disa komuna.
Aktualisht, avari raportojnë n/stacioni i Peqinit, Librazhdit të cilët kanë lënë pa energji komunat Borovë, Boric, Zabzun, Sharrë Stëblev, Stëblev dhe komuna Hotolisht.
Në n.stacionin e Librazhdit është djegur transformatori Polis.
Në n/stacionin e Cërrikut ka avari dhe për pasojë kanë mbetur pa energji komuna Pajovë, Cacabez, Garunjë dhe Ciflig.
Në n/stacionin Fiber ka defekte fidri 1 cili ka lënë pa energji komunat Labinot, Xibrakë, Lamollë dhe Sericë.
Në n.stacionin e Mjekësit ka defekt dhe për pasojë kanë mbetur pa energji komuna Zavalinë, Gjinar po ashtu dhe defekt raportohet dhe në n/stacionin Radio që ka lënë pa energji komunën Tregan.