Moti i keq, dëmtohen shtylla e kabina në Burrel

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se moti I keq ka shkaktuar probleme në rrjetin elektrik ku konkretisht në zonën e Burrelit janë dëmtuar shtylla dhe kabina.

Konkretisht kanë mbetur pa energji 400 abonente në komunat Rec dhe Lurë si pasojë e dëmtimit të kabinës në Zalldardhë/.

Po ashtu problem janë shfaqur në fidrat e Sllovës, Dohohisht, Guri I Kuq, Reps të cilat kanë lënë pa energji këto zona.

Dëmtimet më të mëdha janë konstatuar në linjën Fan-Mirditë ku shtyllat e betonit dhe drurit kanë dalë nga aksi si pasojë e motit të keq.

Grupet e OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve megjithë terrenin e vështirë në këto zona.