Energjizohet linja 35kV Korçë-Bilisht, vendosen në punë 17 shtyllat e thyera, rikthehet gradualisht energjia në zonën e Devollit

Pas një pune intensive prej 3 ditësh, ka përfunduar sot rreth orës 12:14 puna për energjizimin e linjës 35kV Korçë-Bilisht e cila la pa energji qytetin e Bilishtit dhe një pjesë të fshatrave të bashkisë Devoll.
Shkak i avarisë ishte thyerja e 17 shtyllave elektrike si pasojë e motit të keq me stuhi bore.
Megjithë kushtet e këqija në terren moçalor dhe reshje bore që kanë vijuar gjatë këtyre ditëve, grupet e avarisë së Tl #Juglindje dhe OSSH #Korçë, sot rreth orës 13:04 vendosën në punë dy nënstacionet që furnizohen nga linja 35kV Korçë-Bilisht, NST Bilisht dhe NST Vranisht.
Deri në orën 13:20 u vendosën në punë fiderat F5, F6 dhe F7 të NST Bilisht që furnizojnë një pjesë të qytetit Bilisht dhe fshatrat përreth.
Aktualisht po punohet për rikthimin në skemë të plotë furnizimi me energji të fiderit F8 të NST Bilisht i stakuar me defekt lokal, për të cilët janë angazhuar shumë grupe pune të OSSH #Korçë, për eleminimin e defektit.
Fiderat Cangonj dhe Vranisht të NST Vranisht janë vendosur në gjendje normale dhe është rikthyer furnizimi me energji i fshatrave të bashkisë Devoll që furnizohen nga ky nënstacion.
Në ndihmë të TL Juglindje, OSSH angazhoi në terren punonjës nga drejtoritë e TL Shkodër, Fier, Vlorë dhe Laç për të riparuar avarinë në linjën 35kV Korçë-Bilisht dhe rikthimin e energjisë në të gjitha zonat e bashkisë Devoll