Fotot/Stuhia gjatë natës dëmton rrjetin elektrik, OSHEE në gatishmëri
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE sh.a është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike nga Drejtoria e TL dhe Drejtoritë Rajonale përkatëse.
Për shkak të motit jo të qëndrueshëm, me erëra të forta që ka përfshirë vendin gjatë natës së mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja të Tensionit të Mesëm.
Rajonet më të prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durrësi (zona e Krujës).
Siç shihet nga pamjet, stuhia e natës shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur ato.
Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak të stuhisë (rasti në Tale-foto).
Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.