Fushatë me AKEP për lidhjet e paligjshme në shtyllat e OSHEE

Sikurse jeni në dijeni, me Vendimin Nr. 1617, datë 24.06.2011, Këshilli Drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka miratuar Rregulloren Nr. 22, datë 24.06.2011 “Mbi kushtet teknike për ndërtimin e infrastrukturës së rrjeteve kabllore urbane dhe rrjeteve me fibra optike ndërurbane të komunikimeve elektronike”.

Në këtë Rregullore janë përcaktuar në mënyrë të hollësishme rregullat dhe kriteret teknike që duhen zbatuar nga sipërmarrësit dhe operatorët e ndryshëm gjatë instalimit të kabllove telefonike, troseve dhe kabllove ajrore.

Kështu nga përmbajtja e neneve 25 e vijues të kësaj Rregulloreje, konstatohet se instalimi i troseve dhe kabllove ajrore në shtyllat e energjisë elektrike është kategorikisht i ndaluar.

Nga ana tjetër instalimi jashtë kushteve teknike i këtyre kabllove në shtyllat e energjisë elektrike dhe rrjetin e shpërndarjes në tërësi, përbën një rrezik edhe për jetën e shëndetin e qytetarëve.

Sipas informacionit të administruar mbi bazën e sondazheve rezulton se në shtyllat e rrjetit elektrike të OSHEE mbështeten rreth 60% e rrjetit fundor (tërësisht instalim jo profesional), nga të cilat rreth 50% e këtij rrjeti është i abandonuar nga sipërmarrësit për arsye të kalimit në zgjidhje të tjera.

Gjithashtu, pjesë e kabllove ajrore të mbështetura në shtyllat elektrike në të njejtën mënyrë të kundraligjshme dhe jashtë kritereve teknike, janë

Edhe kabllot ajrore të instaluara nga operatorët e ofrimit të shërbimeve audovizuale (operatorët kabllorë) të cilët përveçse subjekte të ligjit për mediat audiovizuale, janë edhe subjekte të ligjit nr. 9918.

AKEP, kërkon që brenda datës 30 Maj 2015, të jenë eleminuar të gjitha këto lidhje që mbeshteten ne rrjetin elektrik.

Për të ndryshuar këtë situate sa të kundraligjshme aq të shëmtuar dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve, AKEP do të koordinojë veprimet me OSHEE dhe AMA-n për kryerjen e një ndërhyrje emergjente.

Për sa më lart, OSHEE, në bashkëpunim me AKEP, do të nisë më datë 15 mars aksionin për heqjen e ektyre linjave dhe kërkon nga shqëritë marrjen e masave për të mos cënuar shërbimet përkatëse.