Investimet në Tiranë, nesër në 10 maj, kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve në rrjetin e shpërndarjes, nesër datë 10 maj, do të kryhen punime në nstacionin Selitë, konkretisht montim celash, si dhe në kabinën që furnizon me energji zonën e Xhamllikut.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-14:00, dhe për pasojë do të ketë kufizime të energjisë elektrike në zonën pranë Kodrës së Diellit dhe pranë Xhamllikut.