Mirëmbajtja e Tensionit të Lartë: Zonat, datat dhe oraret e stakimit të dritave
Për shkak të punimeve të detyrueshme për të mirëmbajtur rrjetin e Tensionit të Lartë (TL) në zonë e veriut në vend, OSHEE është e detyruar të stakojë energjinë elektrike si masë sigurie në data, orare të caktuara, dhe në zonat si më poshtë:
• Datë 23 gusht / Ora 10.00 – 13.00
Në Rrethin Shkodër, fshatrat: Bajzë, Mukset, Gradec, Rushaj, Kosan, Pjetërshan, Stac Jashtëm, si dhe një zonë pranë Stacionit.
• Datë 24 gusht / Ora 10.00 – 14.00
Në Rrethin Pukë, fshatrat: Gomsiqe, Kaftallë, Kishagji, Luf, Qerret, Lagjet: Grumbullim, Zezë, Qendër, Central, Komisariati, Ish Hotel Turizmi, Banka, si dhe fshatrat: Qelez, Kabash, Bushat
Faleminderit për mirëkuptimin