Modeli Shqiptar i Tregut të Energjisë Elektrike

Miratimi i Modelit Shqiptar te Tregut te Energjisë Elektrike, perben nje nga hapat e rendesishem drejt konsolidimit dhe zhvillimit te qëndrueshëm te Tregut te Energjisë Elektrike ne Shqiperi.

Ky miratim është pjesë e reformës qe ka ndërmarrë Qeveria Shqiptare per ristrukturimin e gjithe sektorit elektroenergjitik, mbështetur ne ligjin per sektorin e energjisë elektrike, si dhe ne politikat e Qeverise per zhvillimin e ketij sektori.

Gjithashtu, Modeli i Tregut te Energjisë Elektrike është hartuar ne zbatim te Direktivave te Bashkimit Europian per energjine elektrike, si dhe te kerkesave te Traktatit te Komunitetit te Energjisë te vendeve te Europes Juglindore, per krijimin e Tregut Rajonal te Energjisë Elektrike, okument

ky i ratifikuar nga Kuvendi i Shqiperise ne vitin 2006. Struktura e mëparshme e quajtur Modeli Tranzitor i Tregut te Energjisë Elektrike gjate procesit te zbatimit ne praktikë, evidentoi nevojën e përditësimit te tij, ne funksion te zhvillimeve qe lidhen me thellimin e reformës ne sektorin elektroenergjetik shqiptar te ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare.


Kliko këtu për ligjin e plotë