Mot i keq, avari në disa n.stacione në veri dhe jugperëndim të vendit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe borës në vend, në disa linja dhe n/stacione elektrike ka pasur avari të rënda që kanë shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në shumë zona.

Kështu, jashtë pune ka dalë n/stacioni Shkozet i cili furnizon me energji rrethinat Shkozet, Xhafzotaj, Fllakë, Shënavlash, Nish-Tulla, Rrashbull, subjekti “UMB” dhe subjekti “ORMN”.

Në rajonin e Veriut jashtë pune kanë dalë 3linja, Fuszhë Arrëz-Dardhë, Fushë Arrëz-Tunel dhe Kalimash-Krumë.

Për pasojë kanë mbetur pa energji n/stacioni Krumë, Hasi, bashkia Krumë, disa komuna si Golaj, Fajzë, Gjinaj, Bytyç.

Në rajonin e Jugperëndimit, kanë dalë jashtë pune linja Plasmas-Hysgjokaj si pasojë e mosfunksionimit të transformatorit.

Kjo ka sjellë mungesë të energjisë në disa zona në Lushnjë si komuna Hysgjokaj, Ballagat dhe Zjan.

Jashtë pune përkohësisht gjendet dhe n.stacioni Kombinat-Berat që ka lënë pa energji disa zona në qytetin e Beratit si dhe komunën Otllak, Lumas dhe biznese private në lagjen “Kombinat”.