Remont në n/stacionin e Kavajës, të martën kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ditën e martë në datën 7 prill do të kryhen punime në n/stacionin e Kavajës, nga ora 9.00 deri në orën 14.00.

Për pasojë do të ketë kufizime të energjisë në zonën e Kavajës, konkretisht në fshatrat Helmas, Gjoç , Mombel, Germenj, Harizaj, Kazie, Peqinaj, Domen, Bago.