Moti i keq, avari në 2 n/stacione në Vlorë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për avarinë në n/stacionin Xhuherinë.
Në këtë n/stacion është djegur transformatori e për pasojë kanë mbetur pa energji komuna Llakatund dhe Qendër në rrethin e Vlorës.
Gjithashtu mëngjesin e sotëm ka pësuar avari dhe linja Babicë-Smokthinë-Kuç-Himarë.
Për pasojë ka mbetur pa energji n/stacioni i Smokthinës, Kuçit dhe Himarës që furnizojnë me energji komunat: Brataj, Vranisht, fshatrat Dhërmi, Livadhe, Jalë dhe Qeparo.
Deri në mesditë u riparua defekti në hidrovorin “Akerni” që del nga n/stacioni Mifol dhe hidrovori “Radhimë”.
Aktualisht, në rajonin e pëmbytur në Fier e Vlorë, të gjithë hidrovoret janë të furnizuar me energji elektrike.
