Punime në n/stacionin e Ndroqit, kufizim energjie në disa fshatra

Operatori i Energjisë Elektrike njofton për stakimin e n/stacionit Ndroq nga ora 10-30 deri në orën 11.30.

Stakimi bëhet pasi po kryhen punime në Zbarat 6 kv ku do të vihet në gadishmëri fidri nr.2.

Për pasojë do të ketë mungesë të energjisë në disa fshatra të Tiranës: Ndroq , Pezë e Madhe , Pezë e Vogël , Pezë-Helmës, Pinet dhe Barzezë.