Back

Moti i keq, avari në disa n/stacione në Fier, Vlorë e Gjirokastër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se si pasojë e motit të keq kanë pësuar avari disa n/stacione dhe linja 35 kV.

Kështu, në n/stacionin Farkë është dëmtuar transformatori e për pasojë kanë mbetur pa energji disa zona në qarkun e Tiranës: Bërzhitë, Mullet, Zona Ura e Farkës, Picallë, Vishnjë, Kodra-Sauk, Liqeni i Thatë.

Një tjetër linjë 35 kV Selenicë-Kocul-Gorisht-Amonicë ka pësuar avari duke lënë pa energji këto n/stacione që furnizojnë me energji komunën Vain dhe komunën Sevoster në qarkun e Vlorës.

Avari ka pësuar dhe linja 35 kV Patos-Matkë-Pobrat duke lënë pa energji disa komuna në qarkun e Fierit: Roskoveci, Komuna Kurjan, Komuna Strume, si dhe disa komuna në qarkun e Beratit: komunën Cukallatë dhe komunën Kutalli.

Moti I keq ka shkaktuar avari dhe në linjën 35 kV Gjirokastër-Grapsh duke lënë pa energji disa komuna në Gjirokastër: Komuna Dropulli i Poshtëm, Komuna Dropulli i Sipërm,

Komuna Zagori, Komuna Pogon dhe Komuna Qendër Libohove si dhe subjektet private “Elka”

“Glina”, “ Amita”, “Gjirofarma”, “ Mortak”.

Pa energji janë dhe Dogana Kakavijës, “Dekor”, “Teknotrof”, Dervican, Pallas, “Fresh”.

Leave A Reply