Zonat e Juglindjes, OSHEE riparon defektet në linjat 10 Kv

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nga puna intensive e grupeve të OSHEE në zonat e Juglindjes u arrit eliminimi i defekteve në të gjitha linja 10 kV dhe në linjat e tensionit të ulët.

Megjithë situatën e vështirë të krijuar si pasojë e reshjeve të borës, u bë i mundur rikthimi i energjisë në fshatrat ku ishin dëmtuar shtyllat e tensionit dhe ishin këputur përcjellësat.

Puna vijon ende për të rikthyer energjinë tek të gjithë abonentët.

Aktualisht ka mungesë të energjisë elektrike në fshatrat Hrushovë, Bickë, Gjyras, Nicë Osnat, Dërdushë ,Stërkanj, Mesmal, lagjia 1 Maj në qytetin e Pogradecit.

Të gjitha agjencitë e Rajonit Korcë janë angazhuar për të riparuar sa më shpejt të gjitha defektet e shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë Juglindjen.