Moti i keq, ja situata energjetike në jug të vendit
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se si pasojë e punës intensive të grupeve për eliminimin e defekteve të krijuara nga moti i keq në fundjavë, në orët e para të ditës së sotme 17 gusht, situata e furnizimit me energji elektrike në jug të vendit paraqitet si më poshtë:
- Në orën 00.38 u vendos në punë linja 30 kV Uji i Ftohtë – Radhimë e për pasojë mori energji Radhima, Orikumi, Tragjasi, Dukati.
- U vendos në punë linja Radhimë-Orikum duke furnizuar zonën e Pashalimanit.
- Vijon të jetë me difekt linja Gjirokastër – Grapsh. Zonat që kanë mbetur pa energji janë: Dropull i poshtëm, Dropull i sipërm, Zagori, Pogon, Qendër dhe Libohovë.
Grupet e punës për eliminimin difekteve janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.
