Pasojat e motit të keq, OSHEE grupe pune në zonat problematike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se gjatë pasdites së të djelës dhe gjatë gjithë natës së sotme, 17 gusht, grupet e punës së avarive të shpërndara në gjithë vendin kanë punuar intensivisht për riparimin e defekteve të krijuara si pasojë e motit të keq me stuhi shiu e shkarkime elektrike të cilat nxorrën jashtë pune disa linja të tensionit të lartë e të mesëm.

Në disa zona energjia elektrike është rikthyer, por nga informacioni i përditësuar ditën e sotme 17 gusht, ende janë jashtë pune 76 fidra.

Zonat problematike përsa i takon furnizimit me energji elektrike janë rajonet Shkodër-Lezhë , Fier-Vlorë, Durrës, Elbasan, dhe në disa zona periferike të Tiranës.

Vazhdon puna në terren për eleminimin e avarive.