Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton mbi avaritë që ka shkaktuar moti i keq në rrjetin elektrik në zonën e Burrelit ku konstatohen thyerje të shtyllave dhe përcjellësa të këputur.
Megjithë vështirësitë e terrenit, grupet e punës së OSHEE po punojnë për rikthimin energjisë në fshatin Lurë dhe një lagje në fshatin Gurrë.
Aktualisht trashësia e borës në zonën e Lurës arrin rreth 80 cm por po punohet për eleliminimin e defekteve dhe rikthimin e energjis në këto zona.
Situata është në kontroll dhe grupet e punës janë në gadishmëri të plotë