Back

Punime në n/stacionin e Gjirokastrës, kufizim energjie në disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për stakimin e energjisë elektrike në n/stacionin Gjirokastër-Grapsh pasi do të riparohet kablli i linjës 35 kV I subjektit “Amita”.

Për pasojë do të ketë kufizim të energjisë nga ora 12.00 deri në orën 12.45 minuta.

Drejtoria rajonale e OSHEE së Gjirokastrës ka lajmëruar abonentët e zonave në Dropullin e Poshtëm, Dropulli i Sipërm, komuna Zagori, Pogon, Qendër Libohovë për oraret e reduktimit të energjisë.

Gjithashtu dhe subjektet private “Elka”, “Glina”, “Amita”, “Gjirofarma”, “Mortak”, Dogana e Kakavijës, “Dekor”, “Teknotrof”, Dervican, Pallas, “Fresh”.

Leave A Reply