
OSHEE miraton 4 skemat e reja për bizneset debitore, shtyn afatet e pagesave
Në mbledhjen e radhës, Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE ka miratuar disa vendime të rëndësishme që lidhen me ofrimin e katër skemave të reja për shlyerjen e deb bizneset debitore ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Në një konferencë për mediat, drejtoresha e Divizionit Tregtar në OSHEE, Albana Ferraj, u shpreh se bazuar në propozimet e OSHEE, ky këshill vendosi të shtyjë afatin e ripagesës së detyrimeve duke filluar nga një minimum 24-muajsh në maksimum prej 144 muajsh me synimin krijimin e kushteve të përballueshmërisë së ripagimit të kësteve dhe faturës së furnizimit mujor.
Më poshtë 4 skemat e miratuara për bizneset debitore me totalin e pagesave të pashlyera:
i. Deri 100 mije – 24 muaj
ii. 100,001- 500,000 – 84 muaj
iii. 500,001-1,000,000- 120 muaj
iv. Mbi 1 milion Lek – 144 muaj – (objekt i punes se ekipit pilot produkti 6 )
b. Aplikimin e skemave motivuese per klientin kundrejt reduktimit të kamatës përgjate performimit të mirë të AKM duke propozuar nje reduktim të AKM prej maksimalisht 30% përgjatë jetës së AKM.