OSHEE: Normalizohet situata energjetike, vijon puna në zonat e përmbytura
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po ndjek me vëmendje situatën energjetike në vend, pas anomalive të krijuara në rrjet nga reshjet e shiut.
Informacioni i orës 12, i marrë nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE, të cilat përcjellin situatën energjetike cdo orë pranë shtabit të Divizionit të Shpërndarjes në OSHEE, tregon për një situatë normale të furnizimit me energji elektrike, me përjashtim të disa zonave të përmbytura një ditë më parë, në Lushnjë e Durrës.
Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e të gjitha defekteve me qëllim rikthimin sa më shpejt të energjisë tek abonentët.
Sipas informacionit të përcjellë nga dispeceria qendrore e OSHEE, janë gjithsej 6 fidera pa energji të cilat furnizojnë zonat rurale të përmbytura.
Theksojmë se fiderat pa energji janë ajrore dhe ka vështirësi në terren për riparimin në kohë te defekteve , megjithë angazhimin maksimal të grupeve të avarive të OSHEE.
Zonat më të prekura nga difektet janë:
Tirane
ShenMeri(pjeserisht), Yzberisht(pjeserisht), Zona Shkoze, Zallbastar, Allias(pjeserisht), Babru)pjeserisht).
Durres
Katundi I Ri, Pompat Harizaj , Qerret.
Kukes
Mamez(pjeserisht) Surroj(pjeserisht), Qinamake(pjeserisht), Pac(pjeserisht), Golaj(pjeserisht).
Burrel
Komuna Orosh. Gurre e Madhe(pjeserisht).
Elbasan
Rase/Belsh, Labinot.
Berat
Divjake/Lushnje, Perondi/Kucove.
Korce
Voskopoje (pjeserisht
Te gjithe nenstacionet jane ne skeme normale.
Te gjithe linjat qe furnizojne hidrovoret jane ne pune
Fidrat qe furnizojne spitalet dhe konsumatore te rendesise te vecante jane te gjithe ne pune.