Reduktohet numri i fiderave me defekt, të gjithë hidrovoret në punë!

IMG-20160106-WA0000

 

OSHEE po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë mbarë vendin.
Nga informacionet e marra nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE, theksojmë se nuk kemi situatë emergjente, me përjashtim të zonave të përmbytura ku fiderat e stakuar janë për efekt sigurie, si pasojë e rrezikut nga prezenca e ujit pranë kabinave kryesisht në zonën e Lushnjes, Fierit dhe Durrësit.

Gjatë ditës së sotme, situatë më problematike ka paraqitur agjencia e Shijakut (si pasojë e përmbytjeve nga lumi Erzen) dhe zona kufitare midis agjencisë Lushnjë dhe Fier.
Gjatë ditës së sotme, situatë më problematike ka paraqitur agjencia e Shijakut (si pasojë e përmbytjeve nga lumi Erzen) dhe zona kufitare midis agjencisë Lushnjë dhe Fier.

Në terren ndodhen në gatishmëri 1800 punonjës të OSHEE, cilët po punojnë për riparimin e avarive të shfaqura në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët.

Falë punës intensive të grupeve të avarive të OSHEE, gjatë ditës së sotme është reduktuar numri i fiderave me defekt dhe nga informacioni i orës 14.00 janë 30 fidera pa energji nga 1200 fidera që janë në total në rrjetin e shpërndarjes.

Zonat pa energji janë kryesisht ato rurale që janë prekur nga përmbytjet.

Nga informacionet e marra nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE, situatë më problematike ka paraqitur agjencia e Shijakut (si pasojë e përmbytjeve nga lumi Erzen) dhe zona kufitare midis agjencisë Lushnjë dhe Fier.

Në zonën e Fierit, nga 11 fidera pa energji që ishin gjatë orëve të shtrëngatës, nga informacioni më i fundit numri është reduktuar në 4 fidera, si pasojë e punës intensive të grupeve të eliminimit të avarivetë cilat ndodhen në terren në të gjithë nyjet kritike sic janë objektet e rëndësisë së vecantë sic janë hidrovoret dhe spitalet.

Tirane
Shën Meri (pjeërisht) , Pezë, Ibë (pjesërisht) , Mullet (pjesërisht), Valias, Shupal(pjesërisht), Shkallë(pjesërisht), Shën Gjergj(pjesërisht), Zalbastar(pjeserisht),

Durres
Sukth, Koxhas, Xhepal, Qaf Zotaj, Kënetë, Krujë/Qytet, Qerret , Gosë, Shkozet (pjesërisht),

Shkodër

Iballë, Shëngjin (pjesërisht),

Kukës

Mamëz, Surroj, Rragam

Burrel
Orosh, Fushe Gjorm,Tomin Luzni

Fier
Patos (pjesërisht), Ballsh (zona e Fratarit), Mbrostar, Lagjia “Kongresi i Përmetit”
Elbasan

Kajan, Hatolisht, Gjocaj, Labinot , Funare, Bradashesh, Gjinar.

Vlore
Mifol

Gjirokaster

Memalia, Kraste, Tepelene, Piskov, Përmet

Kjo situatë është dinamike dhe puna vijon për eliminimin e gjithë problematikave të shfaqura në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

OSHEE thekson se situata është në kontroll dhe po ndjek me përparësi përmes shtabit të ngritur nga Divizioni i Shpërndarjes i cili monitoron me rigorizitet gjithë regjimin e punës së ngarkesave, defektet dhe eliminimin e tyre/

OSHEE garanton abonentët se ka marrë të gjitha masat e plota sipas gjithë standardave për eliminimin në kohë të gjithë avarive dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.

Theksojmë se fidrat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndesisë të vecantë janë të gjithë në punë.

Të gjithë hidrovoret janë në punë