OSHEE: PD po pengon punën për rimëkëmbjen e kompanisë

Edhe pse nuk ka asgjë të re në sjelljen e PD ndaj OSHEE, ne vazhdojme të cuditemi në mbrojtjen e hapur që PD i ben idesë se vjedhjes së energjisë.

Për OSHEE vjedhja e energjisë është e patolerueshme dhe cdo lidhje e paligjshme është e denueshme si vepër penale.

Përpjekja e PD për të penguar punen per rimëkëmbjen e OSHEE tregon se PD nuk ka asnjë sens të respektit për ligjin dhe asnjë sens te funksionimit te shtetit.

OSHEE falenderon qindramijëra qytetarët qe po vazhdojne te lidhin kontratat e te shlyejne borxhet e tyre ndaj kompanise. U kujtojmë te gjitheve se më 28 shkurt skadon afati i përfitimit nga oferta jonë për ulje me 80 përqind të kamatëvonesës duke paguar menjëherë të gjithe borxhin.

Po ashtu, nenvizojme vullnetin e hekurt të kompanisë per të luftuar vjedhjet dhe ndaluar cdo vjedhës që guxon të shkelë ligjin duke u lidhur në rrugë të paligjshme me sistemin e shpërndarjes.