OSHEE reagon pas deklaratës së PD

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sqaron opinion publik se, Florjan Qafa ka qenë në marrëdhënie pune sipas procedurave ligjore prej datës 28 dhjetor 2013, në pozicionin elektricist, sektori i Arkëtimeve, Drejtoria e Tiranës.

Ai rezulton i larguar nga puna më datë 15 janar 2015, me motivacionin “Thyerje të disiplinës në punë, duke mos u paraqitur në vendin e punës, pa shkaqe të arsyeshme dhe pa vënë në dijeni eprorin e drejtëpërdrejt”.

Fillimi i procedurës së largimit është më 07.01.2015, nr. 236/3 Prot.

OSHE falenderon Partine Demokratike që vazhdimisht i bën me dije opinionit publik masat që operatori ndërmerr ndaj punonjësve që thyejnë disiplinën në punë apo nuk kanë performancën e kërkuar.