Back

OSHEE u përgjigjet banorëve të fshatit Anës Vjosë, i jep fund neglizhencës disavjeçare dhe ofron zgjidhje

Mungesa e vëmendjes prej vitesh ishte kthyer në shqetësimin kryesor për banorët e fshatit Anës Vjosë të Tepelenës.
Cilësia e dobët e furnizimit me energji elektrike dhe defektet e shpeshta prej rrjetit të amortizuar, ishin rrjedhojë e mungesës së vëmëndjes, investimeve dhe neglizhencës disavjeçare, edhe pse banorët ishin ankuar disa herë!
Pas apelit publik për zgjidhje të problemeve, drejtori i sapo emëruar për Rajonin e Gjirokastrës, Robert Lili angazhua direkt dhe bashkë me tekniket, zhvilloi një takim me kryeplakun dhe banorët e fshatit (foto).
Banorët pranuan se gjatë vitit të fundit janë bërë një sërë nderhyrjesh ne linja dhe kabinë të dytë pë fshatin që kanë përmirësuar ndjeshëm situatën.
Nga takimi me banorët dhe kryeplakun e fshatit Anës Vjosë për problematikat e ngritura për furnizimin me energji elektrike u morën masat si më poshtë:
1. Brenda javës do të zëvendesohet transformatori i kabines qe furnizon pjesen e poshtme te fshatit per te permiresuar nivelin e tensionit.
2. Ndërrimin e izolatorëve të linjës për të minimizuar stakimet si pasojë e motit me reshje.
3. U pezullua nga puna elektricisti i zonës për neglizhence në ushtrimin e detyrës