OSSH, plan masash për sigurimin e pandërprerë të energjisë elektrike
Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, zj.Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtuesit e kompanive OSSH dhe OST gjatë një inspektimi në ambientet e Transmetimit, garantoi furnizim të pandërprerë me energji elektrike, falë masave të marra nga dy shoqëritë, por edhe nga prodhimi i KESH.
Balluku tha se, dita e fundit ku festohet nata e ndërrimit të viteve është një provë, një testim i sistemit, mbi kapacitetet teknike dhe njerëzore.
Administratori i Ooeratorit të Sistemit të Shpërndarjes (OST Sh.A), pjesë e OSHEE Group, z.Blendian Dalipi raportoi mbi planin e masave dhe gadishmërisë që ekipet kanë marrë për çdo problematikë të mundshme.
Dalipi tha se megjithëse në Natën e Ndërrimit të Viteve ka një fluks të lartë të konsumit të energjisë, OSSH ka organizuar grupe avarie në terren në bazë të një plani gadishmërie.
“Në total kemi angazhuar 1600 punonjës në terren dhe 250 mjete për të eleminuar në kohë rekord të gjitha avaritë që mund të shfaqen gjatë natës së sotme”.
Ministrja Balluku theksoi se ndonëse një vit krize, ku qeveria ka vijuar të mbështesë abonentët duke mos u lënë atyre barrën e rritjes së ccmimit, sërish ka patur investime, duke synuar uljen e humbjeve teknike në rrjet në 16% në 2023.
Sipas ministres Balluku, viti 2023 parashikohet të jetë më i mirë duke u futur me një rezervë energjetike 1200 gigavat, ndërkohë që vitin e kaluar ishte 800 gigavat.
Balluku tha se me nisjen e reshjeve pas datës 8 janar parashikohet që kaskada e Drinit të ruajë nivelet e saj në 292 metra ku ne mendojmë të prodhohet sa më pak dhe gjithë prodhimi të dalë nga kaskada e duke garantuar prodhim nga Vau i Dejës dhe Komani.
Në fund ministrja Balluku dha dhe lajmin e mirë për shpërndarjen e shpërblimit për fundvit për të gjithë punonjësit e terrenit të kompanisë OSSH, KESH dhe OST.